Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga Llalla te Dako/Ambasada e SHBA: Zyrtarët e korruptuar nuk do të marrin kurrë vizë

Nga Llalla te Dako/Ambasada e SHBA: Zyrtarët e korruptuar nuk do të
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë paralajmërim të fortë në luftën kundër korrupsionit.

Përmes një videoje të publikuar tregon se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar publikisht rreth 100 persona në mbarë boten, 14 prej të cilëve shqiptarë, u është ndaluar hyrja ne SHBA.

Postimi i Ambasades Amerikane

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit/E.B-dritare.net

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/437730740134648/