Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga Kadri Roshi tek Ema Qazimi, këta janë VIP-at që u rritën në jetimore!

Nga Kadri Roshi tek Ema Qazimi, këta janë VIP-at që u rritën
Është një histori e panjohur më parë, që hedh dritë mbi një nga misionet humanitare në vendin tonë dhe që shtrihet në pesë etapa e periudha që nga fillesat e saj deri në ditët e sotme.

Para pak ditësh, në oborrin e Presidencës, u ekspozuan 960 foto të siguruara nga Biblioteka e Kongresit Amerikan, Instituti Luces, Qendra Harta e Francës, Fototeka Marubi, AQSH, AQFSH, ATSH, Biblioteka Kombëtare, arkivat e familjeve të vjetra tiranase dhe të qendrave të shtëpive të fëmijëve, të jetimëve në Shqipëri.

Ekspozita, e quajtur “100 vjet rrugëtim të humanizmit shqiptar”, kishte si kurator Ilir Çumanin, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.

Rauf Fico, që ishte një nëpunës i lartë i shtetit shqiptar, kur e mori vesh se dy fëmijë jetimë, që kishin rrugëtuar për ditë e net drejt Tiranës, të mjeruar, të uritur e pa strehë vdiqën, u pikëllua aq shumë sa në bashkëpunim me bamirës si Myrtesim Këlliçi, Sheh Abdurrahman Dyri, Murat Toptani, Zyber Hallulli e të tjerë, organizuan dhe çelën jetimoren e parë shqiptare në vitin 1917.

Ata që merreshin me jetimet kishin edhe vizionin e të ardhmes së këtyre fëmijëve, ndaj i përgatisnin për jetën. Një stendë e veçantë e ekspozitës ishte me drejtuesit e jetimoreve nëpër vite, Shaufqet Muka, ishte drejtor jetimoreje në vitin 1930, Myzafer Xhaxhiu në vitet 1940-1942 në Tiranë, Lame Xhama në vitet ’50 -’60 në Delvinë, Niko Ceci në Korçë, Persa Grabova në Shkodër, Evanthi Ciko në Tiranë, apo dhe Aneta Shuteriqi në Elbasan.

Kjo e fundit, e nisi punën në përkujdesjen e fëmijëve jetimë parashkollorë, që kur ishte 17- vjeçare e deri sa doli në pension. Një jetë me përkushtim për fëmijët jetimë. Në disa stenda të mëdha ishin vendosur portretet e shumë personaliteteve të kulturës e artit apo fusha të tjera të jetës, të cilët janë rritur jetimë, por kanë qenë të suksesshëm në jetë dhe përbëjnë frymëzim e krenari për brezat e sotëm e të ardhëm.

Spikatin mbi 50 personalitete të njohura, mes tyre dëshmorët Meta Hasa, Hydajet Lezha, Ali Demi, Manush Alimani, Kadri Roshi, Ibrahim Kodra, Qamil Grezda, Violeta Manushi, Bedri Dedja, Besim Levonja, Enver Dauti, Eno Koço, Shyqyri Sako, Ema Qazimi, Margarita Xhepa, Limoz Dizdari, Bedri Dedja, Nina Mula, Farudin Hoxha, Kiço Fotiadhi, Xhevahir Spahiu, Perikli Çuli, Fadil Zeqiri, Zoica Haxho, Astrit Kalenja, Bilal Xhaferri, Serafin Fanko,  Jolanda Shala, Farudin Hoxha, Lek Sokoli, Vitore Sallaku, Kolec Traboini, Petraq Qafëzezi, Astrit Kalenja, Ilir Çumani, Mimika Luca, Bejkush Birçe, Jorgo Papingji, Lek Sokoli, e të tjerë./d.r-dritare.net