
Sulm nga ajri, vriten 40 emigrantë në Libi
E Mërkurë 3 Korrik 2019, 08:08
Dritare.net

Në vitet e fundit, Libia ka qenë streha për emigrantët që kërkojnë të udhëtojnë në Evropë. Vendi është shkatërruar nga dhuna dhe ndarja që kur sundimtari Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011.
Osama Ali, një zëdhënës për shërbimet emergjente, tha për AFP-në se 120 emigrantë ishin strehuar në një hangar, i cili ishte sulmuar direkt nga ajri.
Ai shtoi se më shumë njerëz mund të jenë vrarë sepse numri i të vdekurve deri më tani është një vlerësim paraprak./K.C/dritare.net

















