
Nesër në bregdet del vera, ja sa do jenë temperaturat!
E Hënë 13 Janar 2020, 23:11
Dritare.net

Sipas Meteoalb, mesdita dhe orët vijuese sjellin largim të vranësirave nga territori shqiptar, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në zonat malore deri në 15°C bregdeti.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./ I.M-Dritare.net

















