
Nesër mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, zbardhet agjenda
E Hënë 22 Korrik 2019, 15:03
Dritare.net

Në agjendën e PS është janë përfshirë dhe dy projekt/vendime, me anë të së cilave do të zhvillohen dhe zgjedhjet brenda partisë.
Në Asamble, Partia Socialiste, pritet të të caktojë dhe kriteret për përzgjedhjen e delegatëve të rinj të kongresit dhe kryetarët e partive në rreth dhe strukturat organizative.
Rendi i ditës së Asamblesë së PS:
- Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
- Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.
- Të ndryshme./E.B-dritare.net

















