Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nëse vizitohesh vazhdimisht te i njëjti mjek, mban larg vdekjen

Nëse vizitohesh vazhdimisht te i njëjti mjek, mban larg vdekjen
Pacientët që  vizitohen  herë pas here te i njëjti mjek, kanë shkallë më të ulët vdekshmërie se pacientët e ngjashëm, por ndryshojnë mjekun, sipas studimeve të kryera nga Universiteti Exeter.

Përfitimet pozitive që ulin shkallën e vdekjes,  vijnë nga mjekë të trajnimit të përgjithshëm të sistemit shëndetësor.

Studiuesit dhe mjekët e Universitetit të Exeter, që kanë bërë studimin, thonë se aspekti njerëzor i praktikës mjekësore është potencialisht një ndikues i jetëgjatësisë së pacientëve, të bazuar në studimeve të bëra.

Një studim i ri analizues, i publikuar në BBC,  analizoi rezultatet e 22 studimeve në nëntë vende, përfshirë Anglinë, Francën, SHBA-në, Kanada dhe Korenë e Jugut.

18 nga studimet treguan se takimet vazhdimisht me të njëjtin mjek, gjatë periudhës së studiuar, rezultoi në uljen e shkallës së vdekjes, krahasuar me të tjerët.

Ky studim është mjaft i vërtetueshëm me pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike, probleme afatgjata me shëndetin mendor dhe pacientë me nevoja komplekse, informon dritare.net.

Studiuesit thonë se vazhdimësia e kujdesit është e rëndësishme dhe duhet të jetë gjithmonë prioritet.

Shumë mjekë të përgjithshëm thonë se ky studim është real, sepse një pacient duke takuar shpesh të njëjtin mjek arrin të komunikojë më lehtë dhe t’u bindet këshillave mjekësore, informon dritare.net.

Cilësia e praktikës mjekësore është padyshim një pjesë shumë e rëndësishme e mjekësisë , është çështje jetë a vdekje./E.B-dritare.net