Nëse doni të jeni i lumtur, mos i bëni këto gabime!
Dritare.net
1.Mos krahasoni veten tuaj me të tjerët.
Është e vërtetë shprehja “krahasimi është hajduti i gëzimit”. Bari nuk bëhet më jeshil nëse ju shikoni barin e fshinit tuaj, ajo gjelbërohet vetëm nëse ju kujdeseni për të. Prandaj mos harxhoni energjitë tuaja duke parë të tjerët. Në vend të kësaj, vlerësoni atë që keni dhe kultivoni pikat tuaja të forta.
2.Ndihesh i pakënaqur
Nëse ju jeni vazhdimisht të pakënaqur me punën tuaj, familjen tuaj, rrethanat tuaj, me pak fjalë jetën tuaj, ju nuk i jepni vetes tuaj një mundësi për të jetuar i lumtur.Është mirë të përpiqesh shumë, por mos lejoni që dëshirat e tua të helmojnë të tashmen tuaj. Këshilla e dritare.net është të jeni të kënaqur me jetën tuaj dhe të kërkoni përmirësim jo përsosmëri.
3. Ankoheni shumë
Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë pranë njerëzve që ankohen shumë. Asgjë nuk e vret energjinë në trup më shumë se sa negativiteti. Edhe nëse nuk keni njeri rreth e rrotull, përsëri mos u ankoni me vete sepse është dëmtuese e lumturisë. Ose rregulloni, ndryshoni gjërat që ju shqetësojnë, ose pranojini gjërat sikur janë.
4. Gjeni justifikime
Të fajësosh dikë tjetër për problemet e tua është kënaqësi për momentin, por nuk bën asgjë për të zhvilluar llogaridhënie ose pavarësi. Dritare.net ju sugjeron të merrni përgjegjësi për gabimet tuaja dhe do të jeni më të aftë për të zgjidhur problemet. Si rezultat, ju do të ndiheni më të kënaqur dhe të lumtur me jetën tuaj.
5. Rrini duke pritur lumturinë
Ne të gjithë kemi rënë viktimë e "Unë do të jem i lumtur kur ...". Është e lehtë të mendosh se vetëm nëse kemi një punë më të mirë, më shumë kohë pushim, më pak përgjegjësi dhe si me magji do të bëhemi më të lumtur. Sekreti është se lumturia nuk është rezultat i rrethanave, është diçka që krijojmë. Mos prisni për të, ajo nuk do të vijë vetë.
6.Shqetësoheni për gjërat që nuk i kontrolloni dot
E pranojmë se bota është një vend i frikshëm dhe e ardhmja nuk është e sigurtë. Sidoqoftë, kur shqetësoheni për gjërat që nuk ju ndikojnë, ju shtoni stres të panevojshëm në jetën tuaj. Përqendrohuni në atë që mund të bëni duke përmirësuar veten.
7.Neglizhoni shëndetin
Nëse doni të ndiheni mirë për veten dhe jetën tuaj, kujdesuni për veten. Kujdesuni me ushqimin dhe me dieta ushqimore. Në këtë mënyrë ju do të ndjeheni më mirë. Dritare.net ju sugjeron gjithashtu të mos keni një jetë pasive, por gëzojuni jetës.
8.Nuk krijoni shumë lidhje
Nuk është mirë që të qëndroni shumë kohë vetëm. Njerëzit kanë nevojë për ndërveprim dhe nëse nuk krijoni interaktivitet, do të vini re një mungesë. Mund të takoni miqtë, njerëzit e afërm etj.Mos rrini shumë para ekranit të televizorit dhe celularit. Ne, dritare.net ju sugjerojmë të bëni dhe piknike dhe dalje në miqtë.
9. Qëndroni brenda
Të qëndrosh jashtë shtëpisë është më e dobishme për shëndetin dhe mirëqenien, se të qëndrosh brenda. Nuk po ju themi që të udhëtoni në male, por qëndrimi në oborr mes pemëve ju zvogëlojnë ndjenjat e mërzisë, depresionit dhe madje forconi sistemin tuaj imunitar.
10. Nuk dëgjoni veten
Ndoshta një nga veprimet më të mëdha që ju mban larg lumturisë është vlerësimi i opinionit të të tjerëve për veten.Është jeta juaj dhe kini besim në atë çfarë bëni pa dëgjuar të tjerët. Pa marrë parasysh rrethanat, lumturia është e vështirë për tu gjetur, nëse nuk jetoni në mënyrë autentike./ E.B- dritare.net