Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nëse dini këto shenja paralajmëruese, ju mund ta shpëtoni dikë nga vetëvrasja!

Nëse dini këto shenja paralajmëruese, ju mund ta shpëtoni
Numri i vetëvrasjeve sa vjen dhe rritet, si për të rinj ashtu edhe të moshuar. Dritare.net ka sjellë për ju shenjat delikate që tregojnë se dikush mund të jetë në rrezik dhe ju mund ta ndihmoni.

-Thuhet se, shumë nga personat që vetëvriten kopjojnë të famshmit. Pas vetëvrasjes së Robin William në SHBA, numri i vetëvrasjeve u rrit me 10%.

-Ata persona pësojnë ndryshime drastike në sjellje.

Nëse një person ndryshon sjellje për keq, nuk do të që ai do të vetëvritet. Ju mund të zbuloni nëse ky person ka ndërmend të lëndojë vetën apo të tjerët, duke i bërë një pyetje të thjeshtë: "Si po ia çon?" Kur ai thotë ose tregon me anë të sjelljeve se do të bëjë diçka, që do të lëndojë vetën apo dikë tjetër, ju bëni mirë ta pyesni, nëse do e bëjë vërtet apo jo.

- Ata largohen nga miqtë ose aktivitetet shoqërore.

- Bëjnë plane.

Një nga shenjat paralajmëruese të vetëvrasjeve është se shpesh, një person që mendon vetëvrasjen do të ndërmarrë hapa për të rregulluar biznesin e tij. Ai mund të vizitojë miqtë dhe anëtarët e familjes ose dikë që nuk e ka parë për një kohë të gjatë. Ai mund të hartojë një testament, të pastrojë dhomën ose shtëpinë e tij. Mund të dhurojë sende që më parë i ka dashur sepse nuk mendon se i duhen.

- Ata humbasin interesin për pamjen, nuk duan më të duken bukur, informon dritare.net

- Mërziten nga puna, shkolla dhe hobet e tyre. Kur dikush është në depresion, asgjë nuk pëlqen, as të shkojë në shkollë, as në punë dhe nuk i kushtojnë rëndësi as hobeve që ka, pasi fokusohen te dhimbja e tyre.

-Ata janë të fiksuar me vdekjen.

Nëse e kanë këtë shenjë nuk kërkojnë thjesht vëmendje. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një bisedë me një mik, një shkrim apo detyrë arti, ose një rrëfim në ditar, çdo shprehje e vdekjes duhet të merret seriozisht. Personat që kanë këtë shenjë, shikojnë në internet rreth metodave të vetëvrasjes, pyesin si të blejnë një armë, apo të marrin drogë.

-Ata nisin të konsumojnë alkool ose rrisin më shumë konsumimin e tij.

-Kanë lëkundje ekstreme të humorit

Humori i tepërt mund të jetë një simptomë e depresionit dhe një nga shenjat paralajmëruese të vetëvrasjeve. Personat që janë në depresion mund të kalojnë nga trishtimi ekstrem, në nervozizëm, te zemërimi.

- Ata ndihen sikur janë barrë për të tjerët, shkruan dritare.net

-Shumë persona që vetëvriten më parë kanë humbur diçka në jetën e tyre, një person të dashur, punën, apo diçka që e donin shumë. Bëni kujdes nëse keni pranë një person të tillë, ju duhet ta ruani dhe t'i qëndroni pranë në çdo moment!

- Ata kanë shenja delikate të depresionit.

Shenjat e depresionit ndryshojnë. Ato përfshijnë vështirësi në gjumë, humbje peshe ose shtim, faj, shqetësime të pazakonta, nervozizëm, trishtim, zemërim ose ndihen pa shpresë.

- Ata flasin gjatë gjithë kohës për vetëvrasje

Nëse njihni dikë që vuan nga depresioni, kërkoni ndihmë, thërrisni një mjek, ose dërgojeni te ndonjë psikolog./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net