Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Atentati në Tepelenë/ Ja kush është viktima dhe i plagosuri!

Atentati në Tepelenë/ Ja kush është viktima dhe i plagosuri!
Një 47-vjeçar humbi jetën dhe i vëllai u plagos në Tepelenë. Artur Bresha ishte personi që humbi jetën, ndërsa u plagos, Artani.

Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes, por policia ka bërë të ditur se, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen me qytetin e Tepelenës.

I plagosuri Artan Bresha

“Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli

Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.”,-njofton policia./K.C/dritare.net