
Armë dhe drogë në shtëpi, arrestohet 32-vjeçari në Memaliaj
E Mërkurë 19 Shkurt 2020, 09:09
Dritare.net

Policia njofton se gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën të riut një i pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak si dhe 20 doza me kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”./E.B-dritare.net

















