Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në pranga babë dhe bir, policia e Tiranës zbulon magazinën me drogë

Në pranga babë dhe bir, policia e Tiranës  zbulon magazinën
Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë  ne flagrance babe e bir, për zotërim të lëndëve narkotike.  Në banesën e tyre është zbuluar 55 kg lende narkotike, të akomuluara në dy fuçi brenda një magazine në shtëpi. Policia fillimisht ka ndaluar automjetin e tyre për lëvizje të dyshimta, më vonë është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakterstike si ajo e lëndës narkotike.

Në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Avni Elezi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij Bajram Elezi, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e “Cannabis Sativa”.

Njoftimi i plote i policise Tiranë

. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ” END OF JULY”. Sekuestrohen 55 kg lëndë narkotike. Arrestohen në flagrancë atë e bir. Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me forcat operacionale pranë D.V.P. Tiranë, në sajë të informacioneve që dispononte për shitje të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike që kryhej në zonën e Kamzës, ka ndërtuar punën për kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar. Më datë 31.07.2017, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit e dyshuar janë konstatuar tek qendra tregtare “Casa Italia”, duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, të cilin e drejtonte shtetasi Avni Elezi. Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë ndalimi i mjetit, ku janë vënë re lëvizje të dyshimta të drejtuesit të mjetit dhe menjëherë është bërë kontrolli fizik i automjetit, ku në sediljen e pasme të pasagjerit është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakterstike si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”. Duke qënë në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Avni Elezi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij Bajram Elezi, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e “Cannabis Sativa”. Në kushtet e flagrancës nga ana e seksionit të narkotikëve është bërë arrestimi i shtetasve : Avni Elezi, 34 vjeç dhe Bajram Elezi, 66 vjeç, atë dhe bir, banues në fshatin Mener. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – 55 kg lëndë narkotike. – automjeti tip “Ford Focus”. – 2 telefona celularë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal.