
Në prag tragjedie/ 5-vjeçari shpëton familjen nga zjarri
E Shtunë 15 Shkurt 2020, 08:08
Dritare.net

Ai i zgjua në mesnatë, kur flakët dhe tymi kishin pushtuar shtëpinë, ndërsa bashkë me motrën e tij 2-vjeçare, dolën nga e vetmja rrugë: një dritare e hapur.
Por ai nuk u ndal këtu. U rikthye brenda për të marrë qenin e më pas vrapoi në shtëpinë e xhaxhait ngjitur, për të dhënë alarmin se 5 anëtarët e tjerë të familjes ndodheshin brenda. Të gjithë shpëtuan shëndoshë e mirë, me plagë të lehta.
Noah Woods do të marrë një çmim, për këtë guxim të rrallë nga një fëmijë./L.F-dritare.net

















