
'Në kurthin e Piter Pan' Vera Grabocka mes grupit të gazetarëve të vegjël!
Dritare.net

Është një ndër emisionet më të rinj për fëmijë, pëlqehet nga pjesa më e madhe e publikut për shkak të karaktereve të ndryshme të fëmijëve që marrin pjesë aty.
Ky është viti i dytë si për regjisoren, Grabocka dhe për moderatoren e njohur Alketa Vejsiu, të cilat kanë ditur më së miri ta çojnë përpara punën e tyre me fëmijët.
Vera është gjithmonë duke u kujdesur nga prapaskena për emisionin, por përmes postimeve në profilin e saj zyrtar në Instagram, Vera ka publikuar dy foto teksa është në mesin e fëmijëve të shkathët, të ëmbël e të qeshur. E ndërsa krahas fotos shkruan: "Grupi ? @nekurthinepiterpan".
Me një stil dhe luk serioz, Vera e ka treguar edhe këtë herë, me veshjen e saj të zezë, dhe një xhaketë të kuqe.
Po e njëjta foto është postuar edhe në Instagramin e 'Në kurthin e Piter Pan' ku shoqërohet me këtë shkrim: "Në kurthin e Piter Pan! Super gazetarët @veragrabocka"
Madje si për pranverë, me ngjyrat e hapura ka postuar dhe një foto tjetër me një nga vajzat e vogla, Dajanën ku e shoqëron edhe me një zemër të kuqe duke qenë se të dyja janë veshur në të njëjtën ngjyrë./A.C/dritare.net

















