
Në çadër pas tërmetit/ Xhaçka: Shumë shpejt nis rindërtimi, prioritet familjet me fëmijë!
E Diel 22 Dhjetor 2019, 10:10
Dritare.net

Ministrja, bashkë me nxënësit e shkollës "Edith Durham", në Tiranë, u shpërndanë dhurata për festa fëmijëve.
Ndërsa bisedonte me banorët në Bubq dhe Mazhë e Madhe, Xhaçka tha se shumë shpejt do të nisë faza e rindërtimit në Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Ajo u shpreh se do të bëjë çmos që prioritet të kenë familjet me fëmijë, që jetojnë në çadra.
"Shumë shpejt do të nisë edhe faza më e rëndësishme, ajo e rindërtimit, në qarqet Durrës, Tiranë e Lezhë. Do bëjmë çmos që, prioritet të kenë familjet me fëmijë të vegjël e që nuk mund të jetojnë në këto kushte. Kuptoj të gjitha vështirësitë dhe ne po punojmë në garë me kohën që rindërtimi i shtëpive të nisë sa më shpejt.",- tha ministrja Xhaçka./K.C/dritare.net

















