Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndërron jetë ish drejtori i RTK-së Agim Zatriqi

Ndërron jetë ish drejtori i RTK-së Agim Zatriqi
Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Agim Zatriqi ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 66-vjeçare.

Zatriqi ka qenë kryetar i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë në Kosovë, më pas ishte pjesë e Qendrës “Gani Bobi”, kurse pasluftës u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës.

Varrimi i Zatriqit do të bëhet nesër në varrezat e Prishtinës.