Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria gati për Luksemburgun, Maran: Kemi kuptuar gabimet ndaj Izraelit

Shqipëria gati për Luksemburgun, Maran: Kemi kuptuar gabimet ndaj

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën këtë të premte në konferencë për shtyp në stadiumin “Air Albania”, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut, që do të zhvillohet të shtunën në orën 20:00 në Tiranë.

Pas humbjes 0-1 ndaj Izraelit në miqësoren e parë të muajit qershor, Maran kërkoi një reagim të menjëhershëm nga skuadra, duke theksuar se ka identifikuar problemet kryesore të ekipit dhe se pret përmirësime që në sfidën e radhës.

“Kam vetëm 20 ditë që jam trajner i ekipit dhe e dija që njohja e grupit do të kërkonte kohë. Duhet të përmirësojmë ekuilibrin mes mbrojtjes dhe sulmit, si dhe të shmangim hapësirat në krahë. Lojtarët po tregojnë përkushtim të madh dhe kjo më jep besim”, deklaroi tekniku italian.

Maran konfirmoi se Elseid Hysaj do të jetë titullar dhe kapiten në përballjen ndaj Luksemburgut, një ndeshje e veçantë për mbrojtësin shkodran, i cili do të regjistrojë paraqitjen e tij të 100-të me fanellën kuqezi.

“E siguroj unë që do të luajë dhe do të jetë edhe kapiten”, tha Maran, duke vlerësuar përvojën dhe kontributin e Hysajt në Kombëtare.

Shqipëria gati për Luksemburgun, Maran: Kemi kuptuar gabimet ndaj

Trajneri bëri të ditur gjithashtu se Myrto Uzuni është rikuperuar pas temperaturës dhe është gati për lojë, ndërsa Anis Mehmeti do të mungojë për shkak të një gjendjeje gripale. Ai la të kuptohet se ndaj Luksemburgut do të ketë disa ndryshime në formacion për të testuar alternativa në prag të ndeshjeve të ardhshme në Ligën e Kombeve.

Shqipëria gati për Luksemburgun, Maran: Kemi kuptuar gabimet ndaj

Nga ana e tij, Elseid Hysaj e cilësoi si një ëndërr të realizuar arritjen e 100 ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare.

“Është një krenari e madhe për mua. E kam pasur gjithmonë ëndërr të luaj për Kombëtaren, jo më të arrij në këto shifra. Shpresoj ta festojmë me fitore”, u shpreh mbrojtësi.

Hysaj vlerësoi atmosferën pozitive që ka sjellë trajneri i ri dhe kërkoi që skuadra të japë maksimumin ndaj Luksemburgut.

Shqipëria gati për Luksemburgun, Maran: Kemi kuptuar gabimet ndaj

“Në fushë jemi 11 kundër 11. Luksemburgu ka lojtarë cilësorë dhe të organizuar. Ne duhet të japim 120 për qind nga vetja për të fituar. Besoj te trajneri dhe te forca e ekipit. Objektivi ynë mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian”, tha ai.

Shqipëria gati për Luksemburgun, Maran: Kemi kuptuar gabimet ndaj

Ndeshja Shqipëri-Luksemburg do të shërbejë si një test i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët synojnë të gjejnë ritmin dhe identitetin e tyre nën drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran.