Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës

Ndahet nga jeta bashkëshorti i Vaçe Zelës
Është ndarë nga jeta ditën e sotme, Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i këngëtares shqiptare Vaçe Zela. Lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij, Irma Rodiqi.

"Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t'ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.

Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.

Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.

Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithçka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë", njofton ajo në facebook.

Këngëtarja e njohur, Vaçe Zela, ka ndërruar jetë, si pasojë e një sëmundje të rëndë, rreth 5 vite më parë në Bazel të Zvicrës, ku ishte zhvendosur me familjen./L.F-dritare.net