Murrizi i mbyll derën Bashës, Ramës dhe Kryemadhit: Nuk ka marrëveshje që iu ruan pashallëkun

Kreu i PD-së në Lushnjë, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se ai vetë dhe deputetët që po vijnë në Parlament nuk do të bëjnë asnjë lloj marrëveshje që ruan pashallëkun e Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.

Pjesë nga biseda në studio: 

Murrizi: Asnjë marrëveshje që ruan pashallëkun e Ramës, Bashës, Monikës, nuk do ta votoj jo vetëm unë, por edhe ata që vijnë pas meje. Dy duhet të ishin botuar sot, por KQZ me mision politik nuk u mblodh dje, do të mblidhet nesër. 

Hila: Ka një lloj sabotimi nga KQZ? 

Murrizi: Jo jo. Për arsye objektive nuk është mbledhur. 

Bushati: Jo, se kanë qëllim ata. E zvarrizin procesin. 

Hila: E zvarrisin që të mos futen të tjerët? 

Bushati: Po normal./Ora News

LEXO DHE :  Basha: Shqipëria dhe Koreja e Veriut, të vetmet vende në planet që nuk kanë investime

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.