Murrizi: Dashuria e vjetër, Rama dhe Basha mbarojnë për njeri-tjetrin

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se ftesa për dialog e Ramës sot ishte lëvizje që shqiptarët të kuptonin dahsurinë që ka mes Ramës dhe Bashës.

Myslim Murrizi: Unë nuk njoh pronar të opozitës kërkënd. Në opozitë ka qejf, kurajo, vullnet, ai që e ndjen veten të nënshtruar dhe të përçmuar nga ai që është në pushtet.

Hila: Edhe zoti Rama në ftesë i drejtohej opozitës. Juve  ju ëhstë drejtuar?

Murrizi: Nuk ka dashuri me ne ai. Dashuria e vjetër, pas 7 letrave dhe 2 këngëve me kitare, poshtë dritareve me serenatë tani është drejtuar publikisht, që ta marrin vesh edhe të tjerët përveç shqiptarëve që ata mbarojnë për njeri-tjetrin. Është një marrëveshje në fuqi akoma, nuk është prishur. Falë kësaj marrëveshje kemi kryetar KQZ-je Klemnt Zgurin dhe Avokate të Popullit, duke mos mbaruar mandatin e tjetrit, Erinda Ballancën. Këta kanë ardhur me marrëveshjen e 17 majit.

LEXO DHE :  Makina përplas për vdekje këmbësorin, në Elbasan

Hila: Këta nuk mund të japin dorëheqjen.

Murrizi: Këta nuk kanë ardhur aty për hatër të pozicioneve institucionale që kanë pasur, por pas dorës qepalla të 17 majit dhe kaluan në parlament e erdhën aty ku janë./ I.M-RTV ORA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.