Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Ditën e sotme moti pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore, relativisht të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Sipas parashikimit nga SHMU, dita e mërkurë do të jetë më kthjellime në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 8m/sek.

Temperaturat parashikohen:

· në zonat malore 14 deri 32°C

· në zonat e ulëta 13 deri 36°C

· në zonat bregdetare 16 deri 34°C/M.K-dritare.net