
Sot vendi ynë do të ndikohet nga një situatë atmosferike relativisht e paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të shumta, të cilat do të jenë më të theksuara në ultësirën perëndimore dhe zonat malore.
Reshje shiu me intensitet të ulët do të shfaqen herë pas here, veçanërisht në zonat malore të veriut dhe verilindjes. Në orët e mesditës, reshje lokale priten edhe përgjatë ultësirës perëndimore.
Temperaturat do të luhaten nga një minimum prej 14°C deri në një maksimum prej 30°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe luginore mund të arrijë deri në 17 m/s.
Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët, në nivelin 1-2 ballë./K.C/dritare.net

















