
Muaji mars nis me mot të paqëndrueshëm. Rikthehen reshjet e dëborës në këto zona!
E Martë 5 Mars 2024, 08:08
Dritare.net
Muaji mars ka nisur me mot të paqëndrueshëm, ku në të gjithë vendin ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Këtë mëngjes, qarku i Gjirokastrës është mbuluar nga dëbora, kryesisht në zona të cilat ndodhen mbi 800 m. Qafa e Çajupit drejt Zagorisë ka rreth 5 cm borë, por nuk raportohet për problematika në lidhje me qarkullimin.
Po ashtu reshje dëbore ka pasur edhe në Korçë, ku në aksin rrugor Boboshticë- Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 10 centimetra.
Si dhe në zonat malore të Pogradecit dhe Maliqit, përfshirë edhe Malin e Thatë. Ndërkohë në qytetet e tjera ka pasur reshje të dendura shiu prej orëve të para të mëngjesit./M.K-dritare.net

















