Na ndiqni edhe në

Moti

Moti nis me diell, ja si do të jetë në vijim!

Moti nis me diell, ja si do të jetë në vijim!

Dy ditët e fundit na ka shoqëruar një mot me kthjellime dhe herë-herë me vranësira. Edhe ditën e sotme, pritet që vendi ynë të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti do të nisë i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash.

Sot pritet që vranësirat në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Por lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet do të arrijnë intensitet mesatar e deri të lartë, të cilat pritet të jenë në formën e stuhive apo rrebesheve shoqëruara me breshër.

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale parashikohen me vlera nga 16°C në zonat malore deri 24°C në ato të ulëta e bregdetare. Temperaturat e mesditës parashikohen nga 32°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulëta./K.C/dritare.net