Na ndiqni edhe në

Moti

Fundjava me shi dhe dëborë!

Fundjava me shi dhe dëborë!

Moti në Dritare.net mundësohet nga MeteoAlb

Shqipëria

Moti – E shtunë, 20 Mars 2021

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme,

të cilat do të kushtëzojnë kushtet e motit në Shqipëri. Për pasojë dita nis me

vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin. Këto kushte të motit

vijojnë gjatë gjithë ditës KU herë pas here do të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat

ditore nga -1 deri 14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në

det krijohet dallgëzim 4 ballë

Kosova

Moti – E shtunë, 20 Mars 2021

Dita e shtunë paraqitet me vranësira të dendura dhe intervale të shkurtra me

kthjellime. Herë pas here do kemi dhe reshje shiu e dëbore. Këto kushte

atmosferike mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet përkohësisht.

Temperaturat e ajrit pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke shënuar -2

deri në 9°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi

Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Moti – E shtunë, 20 Mars 2021

Paraditja MBETET me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë pësojnë

zhvillim duke sjellë reshje të pakta dëbore. Pas mesditës pritet përmirësim i

përkohshëm i kushteve të motit. Por reshjet ri-kthehen sërish gjatë natës./dritare.net