Vendi sot do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, ku pas mesditës do të jenë më të dukshme. Në zonat veriore herë pas here do të ketë reshje shiu kalimtare. Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rritje të lehtë, duke u luhatur në vlerat 7 gradë celsius në mëngjes, dhe pas mesditës do të arrijnë deri në 27 gradë celsius. Era do të fryjë mesatare në det duke krijuar dallgëzim 4 ballë. Ditën e nesërme, priten që temperaturat të rriten sërish me 2 gradë./L.F-dritare.net