Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve, ja si na ndihmojnë për shëndetin!

Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve, ja si na ndihmojnë për
Për vite me radhë kemi dëgjuar për përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i vezëve. Vezët janë një burim i mirë dhe i gjithanshëm i proteinave, dhe ne i kemi  ngrënë, të ziera, të pjekura, të skuqura etj.

Por çfarë mund të themi për lëvozhgat e vezëve? Ja çfarë thotë dritare.net për këtë?

Eggshell - Dr. Axe

Studimet tregojnë se, vetë lëvozhga e vezës ka kalcium dhe ne, në vend ta përdorim e hedhim në mbeturina.

Po si mund të hamë në një lëvozhgë veze? Kjo është e çuditshme.

Ndoshta ju do t’ju duket absurde, por është e vërtetë, guaskat e vezëve mund të hahen.

Rezultate imazhesh për levozhga veze

Kur pastrohen tërësisht dhe përgatiten siç duhet, lëvozhgat e vezëve janë tepë ushqyese. Pyetja më e madhe mund të jetë: "Pse do të doja të haja lëvozhgë veze?" Për t'iu përgjigjur kësaj, duhet të shihni çfarë thotë dritare.net, duke ju sjellë disa nga përfitimet kryesore të guaskave të vezëve!

  1. Lëvozhgat janë të mbushura me kalcium

Rezultate imazhesh për levozhga veze

Një lëvozhgë mesatare veze mund të sigurojë dyfishin e kalciumit ditor  të rekomanduar për një të rritur, duke e bërë atë një nga ushqimet më të mira të kalciumit.

  1. Forcojnë kockat dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e osteoporozës

Përparësitë e kalciumit, në lëvozhat e vezëve, kanë filluar të jenë në vëmendjen  e studiuesve që punojnë në trajtimin e osteoporozës. Këto rezultate tregojnë se kalciumi shtesë, strontiumi dhe fluori i siguruar nga lëvozhgat e vezëve ndikojnë pozitivisht në forcimin e kockave dhe nxisin rritjen e kërcirit.

3. Mbrojnë  smaltin e dhëmbëve

Rezultate imazhesh për levozhga veze

Pluhuri i lëvozhgave të vezëve gjithashtu ndihmon në pastrimin e smaltit të dhëmbëve. Dentistët e përdorin pluhurin e lëvozhgave të vezëve duke e përzierë më pak glicerinë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net