
Mos e hidhni Coca Colan e skaduar, përdoreni për kopshtin
Dritare.net

Për fat të keq, kjo pije nuk pihet më, nëse hapet njëherë edhe lihet për ca kohë.
Nëse ajo ka skaduar, ju nuk keni pse e hidhni. Dritare.net ju sugjeron ta përdorni për kopshtin tuaj.
Shumë njerëz duan të kenë një kopsht të pastër dhe pa mbeturina, ose kafshë bezdisëse. Kërmijtë, mund të jenë me të vërtetë një shqetësim i madh për këta njerëz. Ata prishin çdo gjë, gjethet i hanë, madje edhe ngordhin në kopsht. Kjo di t’i prishte bukurinë kopshtit tuaj. Nëse doni t’i largoni, më mirë përdorni coca cola.
Coca cola mund të përdoret edhe si pesticid, për të vrarë milingonat, grerëzat dhe mushkonjat.
Sigurisht, edhe nëse karriget në kopshtin tuaj kanë zënë ndryshk, dritare.net ju sugjeron të merrni një leckë dhe coca cola, për t’i pastruar./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















