Moratoriumi për gjyqtarët e Kolegjit, Gjiknuri: Po vendosin në pikëpyetje drejtësinë e re!
Dritare.net
"Me keqardhje konstatuam disa propozime që duan rishikim, se nuk mund të vendosin në pikëpyetje të gjithë reformën në drejtësi. Ne jemi gati të gjejmë kompromis por duke respektuar parimet kushtetuese dhe jo hallet që kemi me reformën në drejtësi ti kthejmë në tryezë. Nuk duket normale që procesi i vettingut të bllokohet për shkak të formimit të kolegjit zgjedhor. Mund të ishte më e arsyeshme që gjyqtarët që kanë kaluar vettingun të jenë pjesë e procesit për Kolegjin Zgjedhor. Pse mos të jenë ata shporta nga e cila të përzgjidhet? Nuk dua që propozimet e PD-së të vendosin në pikëpyetje atë që është arritur me reformën në drejtësi. Kushtetuta ka përcaktuar detyrimin që cdo gjyqtar të kalojë në vetting dhe kjo nuk mund të pezullohet. Ata që janë përtej apelit për të plotësuar trupën pse jo mos të jenë. Me rekomandimet e ODHIR për afatet jemi dakord dhe nuk kemi ndonjë ndarje në këtë drejtim. Shpresoj që opozita këtë 2-3 javë që kanë mbetur ta shfrytëzojmë për kompromis dhe të lëmë mënjanë ata që nuk janë në përputhje me rekomandimet e ODHIR", tha Gjiknuri./E.B-dritare.net