Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Moderatorja shqiptare tregon si e braktisi burrin, në ditën e celebrimit

Moderatorja shqiptare tregon si e braktisi burrin, në ditën e
Moderatroja Dajana Shabani, e ftuar në  ‘Xing me Ermalin’ ,ka treguar për herë të parë, sesi ishte dita e saj e celebrimit. Ajo rrëfen se sapo do firmosnin, ka braktisur bashkëshortin, dhe është larguar me vrap, ndërkohë që ishte shtatzënë, në muajin e shtatë. Kjo kishte ndodhur, sepse ajo mendonte, se nuk do ishte e lirë, si më parë.

“Dita e celebrimit tim ka qenë dita më e tmerrshme e jetës time. Isha 7-muajshe shtatzënë dhe do bënim celebrimin në komunë. Nuk jam mirë i thashë, isha rënduar shumë edhe nga shtatzënia. ‘Ore je i sigurt që do të martohesh me mua ti?’, i thashë. ‘Ça thua mi, jam shumë i sigurt’, tha. Prapë e pyeta. Hipëm në makinë, unë kisha marrë shoqen time dëshmitare, ai mikun e tij dëshmitar. Gjithë rrugës shoqja ime ma ka bërë me shenja se unë e pyesja a je i sigurt. Sa do bënim firmosjen: Nuk e besoj dot i thashë. Ika me vrap. ‘Më falni se e ka nga hormonet e shtatzënisë’, i tha ai. Vrapova aq sa munda. Doli jashtë më tha të qetësohesha. E pyeta nëse do dilja prapë me shoqe, nëse do bëja udhëtime, po më vjedh lirinë i thashë. U martova pastaj, e hëngra. Tani më vjen të qaj. Më tha do të lë se ndryshe nuk martohesha”, tregoi Dajana./E.B-dritare.net