
Fustani bardhë e zi që u bë viral. Mbretëresha Letizia me veshje 50 euro!
Dritare.net
Ky fustan i markës spanjolle të njohur Mango, bardh e zi, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. I veshur nga ngërzit e thjeshtë dhe mbretërorët, çmimi i tij është 49.95 euro.
Çfarë ndodhi?
Në Spanjë, pikërisht në Merida, më 4 maj u zhvillua takimi i Bordit të 30-të Mbretëror të Këshillit të Aftësisë së Kufizuar, në të cilin Mbretëresha Letizia vlerësoi ata që promovojnë drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Profesorja e së drejtës civile në Universitetin e Seviljes Inmaculada Vivas Tesón mori çmimin dhe surprizën: ajo kishte veshur të njëjtin fustan si mbretëresha. Mbretëresha Letizia reagoi me shumë sportivitet, duke përqafuar pedagogen dhe duke u buzëqeshur fotografëve. Tesón mori një vlerësim të veçantë për karrierën e saj profesionale me personat me aftësi të kufizuara, si dhe për karrierën e saj akademike dhe kërkimore në fushën ligjore. Fustani në qendër të vëmendjes është një fustan dyngjyrësh bardh e zi i prodhuar nga kompania e njohur spanjolle Mango dhe sigurisht me kosto të ulët. Së paku për një mbretëreshë.
Nuk ndodh shpesh që dy personazhe të famshëm të zgjedhin të njëjtin fustan për një ceremoni, edhe nëse ndonjëherë e kemi parë këtë “dyshe” në tapetin e kuq. Sigurisht që është një veshje e aksesueshme për të gjithë xhepat. Në një ditë në Mango, ky fustan u shit menjëherë.
Nuk është hera e parë që Letizia zgjedh veshje të markave spanjolle të aksesueshme për të gjithë, si Mango apo Zara, shpesh të kombinuara edhe me aksesorë luksozë./L.F-dritare.net

















