
Mjekja vdes nga i njëjti kancer që studioi gjithë jetën
E Shtunë 11 Janar 2020, 19:07
Dritare.net

Ekspertja e melanomës, Dr.Sharon Hutchison ka punuar si studiuese në një universitet në Inverness të Skocisë.
Por në janar të vitit të kaluar ajo vetë u diagnostikua me kancer të lëkurës, pasi pa një nishan në qafë, shkruan dritare.net
Dr.Hutchison iu nënshtrua trajtimit, por vdiq javën e kaluar në spital vetëm një vit pasi u mor vesh se ajo kishte formën agresive të melanomës.
Mjekja ka punuar me shumë universitete, është marrë me shumë studime dhe ka trajtuar shumë pacientë me kancer të melanomës. Por ja që fati deshi, që edhe ajo vetë të vdiste nga i njëjti kanceri që studioi gjithë jetën e saj./K.C/dritare.net

















