Ministrja Gjonaj: 30 qershori një hap për të forcuar drejtësinë e re

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, duke siguruar për një proces demokratik dhe transparent.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Gjonaj e konsideron 30 Qershorin si një datë të rëndësishme për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë.

“Pavarësisht se rrugëtuam në një fushatë të tensionuar politike, ajo që duhet të mbahet mend pas 30 Qershorit, janë zgjedhjet e paqta, demokratike dhe transparente që ne jemi të vendosur t’i mbajmë.

Pas tyre, siguroj se vazhdon puna për implementimin e projektit që u përpoqëm ta pasqyrojmë para çdo dore që takuam, pas çdo derë që trokitëm dhe në çdo shesh ku qëndruam.

LEXO DHE :  Michelle Obama nominohet për një nga çmimet Grammy

Unë pata fatin të jem sërish pranë qytetarëve të njësisë 7 në Tiranë, rrëfimet e të cilëve frymëzojnë çdo ditë punën tonë e cila nis nga njerëzit e zakonshëm. I falenderoj që më dëgjuan, kuptuan dhe besuan shqetësimet e tyre.

30 Qershori është sa e drejta jonë kushtetuese, po aq edhe një hap më shumë drejt zbatimit të reformës në drejtësi.

Ndaj, ju ftoj që të dielën të gjithë së bashku t’ia hapim edhe më shumë rrugën Shqipërisë drejt aspiratave evropiane”, nënvizon Gjonaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.