Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Minishengeni Ballkanik/ Meta: Shqipëria nuk ka çfarë t'i mësojë Kosovës, për shtetin ligjor!

Minishengeni Ballkanik/ Meta: Shqipëria nuk ka çfarë t'i
Në një intervistë për "Epoka e Re", Presidenti Ilir Meta është pyetur në lidhje me raportin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Meta është shprehur se dy vendet donte të jenë më komplementare dhe se duhet të plotësojnë të gjithë mangësitë që vijnë për shkak të karakteristikave të ndryshme të potencialeve apo të burimeve të zhvillimit ekonomik. Kreu i shtetit dha dhe qëndrimin e tij për taksën e Kalimashit, dhe shtoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet bashkëpunuese në çdo fushë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të jenë më komplementare me njëra-tjetrën. Shqipëria dhe Kosova duhet të plotësojnë të gjitha boshllëqet apo mangësitë që vijnë për shkak të karakteristikave të ndryshme të potencialeve apo të burimeve të zhvillimit ekonomik. Në këtë drejtim duhet të krijojmë sa më shumë lehtësira. Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit. Kjo është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë. Por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen. Më vjen keq kur konstatoj se mes dy vendeve tona ka aq shumë marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, por që për fat të keq janë ende shumë larg konkretizimit të tyre. Shqipëria dhe Kosova në të gjitha fushat duhet të forcojnë pa më të voglin hezitim bashkëpunimin dhe të rrëzojnë të gjitha barrierat administrative dhe burokratike. Kjo është në interesin reciprok të të dy vendeve që kanë vetëm një aspiratë: bashkimin e tyre në Bashkimin Europian", tha Meta.

Përsa i përket Mini-Shengenit Ballkanik, Meta tha se dueht të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese. Më tej Meta tha se Shqipëria nuk ka çfarë t'i mësojë Kosovës, sa i përket shtetit ligjor, demokracisë apo pluralizmit politik.

Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, që udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, që sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje, dhe që ka vetëm për qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është e mirëpritur. Ky duhet të jetë një parakusht për të promovuar dhe konsideruar iniciativa rajonale premtuese dhe të dobishme. Çdo iniciativë që provokon debate të panevojshme nuk e ndihmon bashkëpunimin tonë. Askush nuk ka pse keqpërdoret për të defaktorizuar Kosovën. Prishtina ka udhëheqësit e saj të zgjedhur me votën e qytetarëve të saj. Shqipëria, për fat të keq, nuk ka se çfarë t’i mësojë Kosovës, as sa i përket shtetit ligjor, as sa i përket zgjedhjeve e pluralizmit politik, apo qoftë sa i përket demokracisë. Shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira", tha Meta./E.B-dritare.net