Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Michelangelo që i kërkonte nipit djathë dhe disa letra të tjera intime të artistëve të famshëm

Michelangelo që i kërkonte nipit djathë dhe disa letra të
“I mora të dymbëdhjetë djathrat. Janë fantastik”, i shkruante Michelangelo nipit të tij Lionardo në dhjetor të vitit 1550 ku e falenderonte për djathin që i kishte dëguar.

Artisti, në atë kohë në moshë, më pas shkruan nipit të tij disa këshilla të dobishme sesi ai të zgjedhë për martesë një grua të mirë, informon dritare.net

Në kohën kur jetoi Michelangelo, praktika e të shkruarit të letrave, mbajtja e kontakteve me miq që jetonin larg, patronë, profesionistët e tjerë, erdhi si pasojë e nevojës për të shprehur një sens të ri për atë se çfarë do të thoshte të ishe një artist. Dikush që punonte me mendje, po aq sa punonte me duart e tij. Jo më një usta i zoti, por të barabartë i filozofëve dhe i poetëve, informon dritare.net.

Për katër shekujt që lamë pas, letrat e artistëve ishin lidhja e vetme për të prekur pak nga përditshmëria e jetës së tyre, larg nga mitet që mbështjellin veprat e mëdha që ata i kanë dhuruar botës.

Ne kemi nevojë për letrat e Van Gogut, sepse Van Gogu rekordmeni i ankandeve, fenomeni frymëzues nuk është aspak njerëzor, informon dritare.net.

Po ashtu edhe Rembrandt, Monet, Picasso, Pollock. Arti i tyre është atje, gati për të të mbërthyer.

Duke lexuar letrat e tyre, dokumente të destinuara vetëm për një palë sy, largohemi nga fama drejt një hapësire më intime, informon dritare.net.

Është një ribalancim i domosdoshëm: arti është nga natyra e tij një përvojë gjerësisht e ndashme me të tjerët, megjithatë takimet që për ne kanë më shumë rëndësi tingëllojnë shumë private, nganjëherë gati xhelozisht një për një.

Shkrimi i letrave, ashtu si arti, është një biznes i shënjimit të sipërfaqeve, i bërjes së gjërave, duke i kaluar ato dorë më dorë.

Që nga vitet 1990 ne kemi pasur dhe preferuar gjithnjë e më tepër alternativat digjitale. Megjithatë ndjenja e lidhjes fizike që të dhuron një letër është po aq pjesë e mesazhit sa dhe fjalët e saj, psh. Vendi ku është mbajtur letra, e zhubrosur pak në xhep, kafe e derdhur mbi të, diku ai që e ka shkruar mund të ketë tentuar edhe ta mbledhë shuk, apo më keq akoma ta grisë. Prandaj letrat kanë kaq shumë magji, kaq intimitet sa të duket si një kthim i vogël në kohë, në çastin kur ajo është shkruar.

Edouard Manet i shkruan Eugene Maus,1880

Manet i shkruan artistit belg Eugene Maus se ai shpreson që të shesë një pikturë në Sallonin Ghent, gjë që do ta ndihmojë të ketë mundësi të paguajë një kujdes më të mirë për veten e tij. Manet, i cili përballje me dhimbjet akute prej sifilisit, ishte me pushime veror në Bellevue afër Parisit, prej nga ai i ilustron letrat e tij me frutat nga kopshti i vogël.

Paul Signac letër Claude Monet, 1920

Paul Signac dëshiron që Monet të dijë pse ai nuk ishte në gjendje “të kalonte një ditë të mirë me të në Giverny dhe të shihte projektin e tij të shkëlqyeshëm" (zambakët e ujit). Në letër ai tregon se pas një sëmundje të gjatë dhe shqiptimit të një fraze magjike në banjat termike, ai është vetëmjekuar me "terapi me bojëra uji" në La Rochelle./ The Telegraph/ J.H, dritare.net.