Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta njofton konferencë për shtyp, pas takimit me delegacionin e Venecias

Meta njofton konferencë për shtyp, pas takimit me delegacionin e
Presidenti Ilir Meta, një ditë pas takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, ka lajmëruar se sot në orën 17:00 do të japë një konferencë për shtyp, në ambientet e Presidencës.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhet në njoftim./E.B-dritare.net