Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Ja sa para kam shpenzuar jashtë shtetit, hotele e dieta!

Meta: Ja sa para kam shpenzuar jashtë shtetit, hotele e dieta!
Presidenti i vendit Ilir Meta, ka zbardhur të gjitha detajet në lidhje me shpenzimet e tij në udhëtimet zyrtare jashtë vendit për periudhën janar 2018 – qershor 2019. Sipas burimeve të presidencës kreu i shtetit ka kryer 59 vizita zyrtare jashtë vendit, nga të cilat 36 prej tyre me avion.

Nga 36 udhëtimet me avion, ai nuk ka udhëtuar asnjëherë me First Class apo Charter, sipas njoftimit.

"Presidenti ka udhëtuar kryesisht me Business Class (26 udhëtime), por edhe me Economic Class (10 udhëtime)", thuhet në njoftim.

Sipas presidencës kreu i shtetit ka shpenzuar:

"Për vitin 2017: 7156 euro (bileta avioni)

Për vitin 2018: 24384 euro (bileta avioni)

Për vitin 2019: 24217 euro (bileta avioni)".

Vlera totale e trajtimit financiar me dietë të përfituara për 141 ditët e qëndrimit jashtë vendit ka qenë në vlerat: 12600 euro dhe 4260 USD. Nga 59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune që Presidenti i Republikës ka realizuar jashtë vendit, vlera totale e shpenzuar për akomodimin në hotel jashtë vendit nga buxheti i Institucionit të Presidentit është në vlerën 19322 euro", thuhet në njoftimin zyrtar për mediet./L.F-dritare.net