Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Messi apo Ronaldo, ja kush ka shënuar më shumë gola në El Clasico!

Messi apo Ronaldo, ja kush ka shënuar më shumë gola në El
Messi ka shënuar më shumë gola se Cristiano në “Santiago Bernabeu”, ndërsa CR7 më shumë se Leo në “Camp Nou”.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka vazhduar me paraqitje të mira ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Goli në “Camp Nou” ishte i 11-ti i portugezit në stadiumin e Barcelonës, një më shumë se Messi në stadiumin e vet, por argjentinasi duket shumë më mirë në “Bernabeu”.

Messi ka shënuar 14 gola në “El Clasico” në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Ronaldo vetëm gjashtë. Argjentinasi ka sot mundësinë ta thellojë këtë diferencë, pasi portugezi nuk luan.

Këto statistika tregojnë se dy më të mirët e botës ende nuk e kanë humbur shkëlqimin dhe vazhdojnë të luftojnë kokë me kokë për çdo çmim të mundshëm individual.