Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mesa duket zënkat mes princit Uilliam dhe Harry morën fund

Mesa duket zënkat mes princit Uilliam dhe Harry morën fund
Kur vjen puna te sherret në familje, nuk ka lidhje nëse je apo jo mbretëror. Mbretërorët britanikë nuk mbeten pas për zënka. Fillimisht u tha se, Kate Middleton dhe Meghan Markle u zunë me njëra-tjetrën, për shkak të një problemi gjatë dasmës me princin Harry. Më pas u tha se, Uilliam dhe Harry u zunë, dhe kjo për shkak se, Dukës së Kembrixhit nuk i pëlqen Meghani.  Më pas Harry dhe Meghan u shpërngulën në Windsor.

Siç duket molla e sherrit për Harry-n dhe Uilliamin ishte Meghani. Uilliam ishte në merak sesi princi Harry u fejua me Meghanin vetëm dy vjet pasi e njohu atë, dhe Harry e mori për ters këtë mendim.

Tani, që prej 10 javësh, princi Harry dhe Uilliami i kanë zgjidhur problemet mes tyre dhe po punojnë së bashku në projekte të ndryshme. Ka pasur gjithashtu raportime se, Kate i ka shkuar shpesh në shtëpi Meghanit, tani që ajo është në prag të lindjes./K.C/dritare.net