
Mes njerëzve më të ndjekur në Instagram, Selena Gomez: Rrjetet sociale, shkatërruese!
E Mërkurë 15 Maj 2019, 22:10
Dritare.net

Duke folur në Festivalin e Filmit në Kanë, ku ajo po promovon filmin e saj të ri "The Dead Do not Die", 26-vjeçarja tha: "Unë mendoj se bota jonë po kalon shumë gjëra. Por sidomos për gjeneratën time, mediet sociale kanë qenë të tmerrshme."
Ajo pretendon se shumë të rinj nuk janë në dijeni për çështjet e rëndësishme.
"Kjo është një platformë e dobishme, por më shqetëson kur shoh djem e vajza të reja që nuk janë të vetëdijshme për lajmet që po ndodhin. Është egoizëm, nuk dua të them egoistë, kjo është e pasjellshme, por është e rrezikshme për sigurinë.",- thotë Selena./K.C/dritare.net

















