Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meghan Makle ndërpret përfundimisht marrëdhëniet me të atin

Meghan Makle ndërpret përfundimisht marrëdhëniet me të
Ndërsa të gjithë janë të interesuar të dinë nëse Meghan Markle lindi apo jo, ajo përgatitet për amësinë dhe po heq largon nga jeta, të atin e saj, Thomas Markle.

Sipas ekspertit mbretërore dhe autores së librit të Harryt dhe Meghan, “Jeta, Humbjet dhe Dashuria”, Katie Nicholl shprehet se Meghan është tepër e lënduar dhe e zhgënjyer nga familjarët e saj, për mënyrën si janë sjellë dhe për të që kanë thënë.

Babai i Meghan ka qenë ai që ka shkaktuar shumë stres te ajo, ku sipas Daily Mail ajo i ka shkruar një letër, për të  ndërprerë përfundimisht marrëdhëniet.

“Babi, me zemër të lënduar po e shkruaj këtë letër. Nuk e kuptoj pse keni zgjedhur këtë rrugë, duke mbyllur sytë përballë dhimbjes që po më shkaktoni. Veprimet e tua ma kanë thyer zemrën në miliona copa, jo vetëm sepse keni sjellë dhimbje të tilla, të panevojshme, por sepse ju nuk tregoni atë që është e vërtetë. Zgjedhje që kurrë nuk do ta kuptoj”, i ka shkruar Meghan të atit./E.B-dritare.net