Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mediat kosovare: Thaçi e bllokoi njohjen nga Xhamajka!

Mediat kosovare: Thaçi e bllokoi njohjen nga Xhamajka!
Një ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në twitter, se Xhamajka e ka njohur Kosovën si shtet, por një lajm i tillë u mohua nga zyrtarët xhamajkanë.

Një ndër mediat më të mëdha në Kosovë, "Koha.net" shkruan se ka qenë pikërisht Presidenti Thaçi, që ka bllokuar njohjen e Kosovës nga Xhamajka.

"Publikimi i presidentit Hashim Thaçi se ka marrë njoftim nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, për njohje nga Xhamajka, i ka kushtuar Kosovës me bllokim të njohjes nga ky shtet.

KOHA ka parë komunikimet e brendshme të njoftimeve rreth njohjes së Kosovës nga Xhamajka. Në to, ambasadorja e Kosovës në SHBA iu kishte sugjeruar autoriteteve në Prishtinë që të mos publikojnë këtë informacion pa marrë notën verbale.

“Për publikim është mirë të presim notën verbale”, thuhet në këto komunikime.

Por, vetëm pak orë më vonë Presidenti i Kosovës ka shpërfillur këtë kërkesë dhe publikoi lajmin në Tëitter, çka nxiti reagimin e autoriteteve xhamajkane. Siç mësohet, Serbia me të parë situatën se ekziston mundësia e njohjes, ka reaguar ndaj Xhamajkës duke arritur të ndikojë në autoritetet atje për të ndalur procesin.

Publikimin që dje bëri Thaçi e demantoi sot ministrja e Jashtme e Xhamajkas. Kamina J Smith tha të premten në mëngjes se deri tash vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën."-shkruan media kosovare./ I.M-Dritare.net