
Mediat italiane: Vlora, destinacioni turistik i 2019
E Mërkurë 15 Maj 2019, 10:10
Dritare.net

Gjatë artikullit nuk janë lënë pa përmendur me detaje, përshkrime të shumta të qytetit bregdetar të Vlorës, detit, natyrës dhe ndërtesave të reja për pushuesit që ofron vendi në këtë sezon të ri turistik.
Reklamë u është bërë dhe pikave të tjera të vijës jugore të vendit, duke përfshirë këtu plazhin e Radhimës, Ujin e ftohtë etj.
Gjithashtu gjatë shkrimit theksi është vendosur edhe në vlerat historike të qytetit duke përmendur lidhjet e forta mes Italisë dhe Vlorës në veçanti, duke krijuar kështu një impakt më ftues për pushuesit e huaj. /Scantv/

















