Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

 Sulm me mace: Një burrë në Moskë pritet të bëjë pesë vite burg

 Sulm me mace: Një burrë në Moskë pritet të
Një burrë nga Moska pritet të bëjë pesë vite burg për arsye se përdori një mace si armë për të sulmuar oficerin e policisë, raportojnë mediat ruse.

I dyshuari, Gennady Shcherbakov, u shokua dhe e hodhi macen kur policia po i afrohej në një apartament në qytet.

Polici, që po i përgjigjej një ankese për zhurma nga rezidentët u “gërric seriozisht shumë” në fytyrë.

  1. Shcherbakov, 59 vjeç, po hetohet për dhunë ndaj policisë.

Çështja u hap të mërkurën , më shumë se një vit pasi aksidenti ndodhi, raporton Telegram channel Baza.

Çfarë mendohet se ka ndodhur?

Rezidentët raportuan zhurma, por kur polici hyri në pronën e z.Shcherbakov ai refuzoi të bashkëpunonte ose ti përgjigjej pyetjeve, raportoi Ren Tv

  1. Shcherbakov akuzohet më pas se ka kapur një mace aty afër dhe ja ka hedhur policit.

Kafsha është kapur te fytyra e policit, duke ngulur kthetrat.

  1. Shcherbakov,i cili nuk është rezident në zonën ku ndodhi incidenti, mohon se e ka përdorur macen si armë dhe thotë se macja vetë i është hedhur në fytyrë oficerit.

Çështja është ngritur nën artikullin 318 të Kodit penal, i cili citon përdorimin e dhunës ndaj një zyrtari publik.

Nuk është e qartë se pse është dashur një vit për të hapur çështjen penale, ose se çfarë ndodhi me macen.

Burimi: BBC

Përshtati për Dritare net: Ada Shehu