Na ndiqni edhe në

Arkiv

Mbyllen kufijtë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, policia mesazh qytetarëve!

Mbyllen kufijtë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, policia
Policia Kufitare ka njoftuar qytetarët se janë mbyllur pikat kufitare me Greqinë, Kakavijë, Kapshticë, Qafë Botë, si masë për parandalimin e Covid-19.  Në pikat e kalimit me Greqinë do të lejohen vetëm kamionët. Gjithashtu janë mbyllur pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti si dhe aeroporti i Ohrit, ndërsa lëvizja në Qafë-Thanë vazhdon.

“Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët  se pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht Kakavija, Qafe Bota dhe Kapshtica për arsye të parandalimit të COVID-19,  duke filluar prej orës 13.00,  nuk do te lejohet te hyjnë për ne Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre qe kane leje qëndrimi te përhershme ne Greqi. Në pikat e kalimit me Greqinë do lejohen vetëm kamionët. Gjithashtu  Policia Kufitare bën me dije se  edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti si dhe aeroporti i Ohrit  janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndërsa qafë Thana vijon lëvizja normalisht. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave , të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.”,- thuhet në njoftimin e Policisë Kufitare./K.C/dritare.net