Mbretëresha Elizabet fton princin Harry dhe Meghanin që t’i kalojnë pushimet verore bashkë
Dritare.net
Sesi u ndje mbretëresha këtë nuk e dimë me siguri, por burimet pranë mbretërorëve thonë se Elizabet u trishtua shumë nga largimi i Harry-t, Meghanit dhe stërnipit të saj, Archie.
Duka dhe Dukesha e Sussex po përfundojnë angazhimet e lëna mbretërore, deri më 31 mars ku do të tërhiqen përfundimisht nga titujt mbretërorë, shkruan dritare.net
Por, siç duket marrëdhënia mes princit, Meghanit dhe mbretëreshës vazhdon të jetë e mirë, pasi vetë Elizabet u ka dërguar një ftesë për të kaluar pushimet verore bashkë. Sipas një burimi për The Sun, Elizabet ka ftuar Harry-n dhe Meghanin që ta vizitojnë atë kur të jetë në Balmore për pushimet verore. Dhe çifti e ka pranuar ftesën.
Sipas revistës, Meghan dhe Harry, së bashku me djalin e tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, do të vizitojnë mbretëreshën dhe Dukën e Edinburgut kur ata të shkojnë me pushime për rreth dy muaj në verë./K.C/dritare.net