Koronavirusi i merr jetën mjeshtrit të arkitekturës, Vittorio Gregotti
Dritare.net
Arkitekti dhe planifikuesi urban Vittorio Gregotti ndërroi jetë në Milano, për shkak të komplikimeve që lidhen me koronavirusin.
Ai ishte shtruar në spital ditët e fundit, për pneumoni. Lindur në Novara në vitin 1927, u diplomua për arkitekturë në 1952 në Militantin, Milano, ai ishte një nga baballarët e arkitekturës italiane, shkruan Corriere della Serra
Gregotti ishte gjithashtu profesor i arkitekturës në Institutin e Arkitekturës Universitare në Venecia, ai dha mësim në Fakultetet e Arkitekturës në Milano dhe Palermo. Gjatë veprimtarisë së tij akademike ai ishte gjithashtu një profesor i jashtëm në Universitetet e Tokios, Buenos Aires, Sao Paulo, Lausanne, Harvard, Philadelphia, Princeton, Cambridge (U.K.), informon dritare.net
Ndërhyrjet e tij të shumta përfshijnë riorganizimin e Potsdamer Platz në Berlin, projektet e Teatrit Arcimboldi në Milano, të Teatrit të Madh Kombëtar të Pekinit dhe të Kishës së San Massimiliano Kolbe, në Bergamo./K.C/dritare.net