
Matura shtetërore 2018, dalin udhëzimet e para. 5 provime me zgjedhje dhe me detyrim
Dritare.net

Këtë vit maturantët në mbarë vendin do t’i nënshtrohen 5 provimeve, tre me detyrim dhe dy me zgjedhje.
Në listën e lëndëve me zgjedhje janë 50 të tilla, 21 prej të cilave u përkasin shkollave të mesme të përgjithshme, 3 atyre artistike dhe 26 për shkollat profesionale.
Në muajin mars maturantët do të plotësojnë formularët A1/A1Z ku të përcaktojnë lëndët me zgjedhje që i orientojnë drejt profileve ku aspirojnë të ndjekin studimet.
Maturanti ka të drejtë të zgjedhë 2 provime, shuma e krediteve të të cilave duhet të jetë së paku 8.
Gjithashtu në udhëzim thuhet se maturantët nuk mund të zgjedhin një lëndë bazë dhe po të njëjtën të thelluar, psh: nuk mund të zgjidhet historia bazë, dhe historia e avancuar në provime me zgjedhje./ I.M-Dritare.net

















