Na ndiqni edhe në

Arkiv

Matilda Makoçi, të shtunën në shfaqje

Matilda Makoçi, të shtunën në shfaqje

Bëri bujë rikthimi i pas kaq viteve i aktores Matilda Makoçit në skenë. Pasi portalet i bënë jehonë fotos së poetes së Natasha Bega. Më poshtë keni fotot gjatë një momenti prove, ku aktorja Matilda Makoçi po lexon poezitë e artistes.

‘Hare+M’ është konceptuar si vijimi i një tjetër performance artistike të veçantë të Natasha Begës, realizuar në shkurt të këtij viti me titullin "Erosi i Ali Pashës".

Një detaj i veçantë do të jenë vetë pjesëmarrësit në këtë  mbrëmje, të cilët do të jenë  të veshur me fustane të stilizuar që shkojnë me skenografinë e krijuar enkas për këtë rast.

Makoçi është e njohur jo vetëm për aktrim, por dhe si ish-bashkëshortja e Edi Ramës dhe nëna e djalit të tij, Gregut. ‘HARE+M’  do të hapet të shtunën, me 22 tetor, në orën 18:00 në restorant ‘Pierino’ pranë Medresesë./Shqiptarja.com