Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Martin Leka, 100 mil lekë, dëmshpërblim për gazetaren që fyeu

Martin Leka, 100 mil lekë, dëmshpërblim për gazetaren
Një konflikt në 2014­-ën e shtyu moderatoren e sportit Enkeleida Zeko të padiste Drejtorin e Radio Televizionit Publik shqiptar, Martin Leka.

Të enjten e 21 prillit 2016, ajo shpërndau një status në Facebook ku shkruante: Mos mendoni se nuk ka drejtesi ne Shqiperi…! Për mua sot drejtësia u bë realitet. Po e shijoj…’

Në media u raportua se moderatorja ka fituar gjyqin ndaj ish­drejtuesit të saj, i cili do të gjobitet me 100 milionë lekë dëmshpërblim për ‘fyerje dhe denigrim të figurës morale e publike’ të Zekos. E kontaktuar nga Anabel.al, Enkeleida Zeko nuk e mohoi lajmin, por u shpreh se nuk mund të jepte asnjë deklaratë lidhur me këtë pa miratimin e avokatit të saj.

Në 2014-­ën, ajo botoi një shkrim në median e shkruar ku akuzonte drejtpërdrejt drejtorin se kishte vjedhur fonde dhe thoshte se ishte hequr nga puna. Një status i drejtorit, Martin Leka, në Facebookun e tij pas këtij shkrimi u përkthye si një përgjigje ndaj moderatores: ‘Nuk merrem me k***a (të sponsorizuara nga k***at). Kaq ishte reagimi im për sot’, shkroi ai.

Menjëherë pas kësaj erdhi edhe padia, siç është raportuar, me të cilën moderatorja i kërkonte ta dëmshpërblente me një shumë prej 100 milionë lekësh për dëmtim të imazhit të saj.

Vetë drejtori në fuqi i Radio Televizionit Shqiptar deklaroi asokohe se statusi i tij në Facebook nuk kishte kurrfarë lidhje me Enkeleda Zekon: ‘Qenka interesante gjithë kjo idiotësi. Ma kishin thënë po e mora për budallallëk. Unë nuk i kam thënë kujt k**vë, ma provoni dhe jam gati të paguaj 130 miliardë euro. Botë çudirash, edhe skuthash’.

Leka gjithashtu u shpreh se moderatorja nuk ishte pushuar kurrë nga puna: “U pushua nga puna pak ditë më parë”­thonë! As është pushuar, madje as ndonjë masë tjetër ndaj saj nuk është marrë.’ Zeko më pas nisi të moderonte në News 24, ndërsa në RTSH aktualisht emisionet e sportit i moderon Hygerta Sako.