Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Unë dhe ish i dashuri im u ndamë një vit më parë, por ende bëjmë seks!

Unë dhe ish i dashuri im u ndamë një vit më parë, por

Nga The Telegraph

E dashur A&E
Unë dhe ish i dashuri im u ndamë gati një vit më parë, por ne vazhdojmë të bëjmë seks rregullisht. Seksi është gjithmonë i mrekullueshëm, por unë kurrë nuk ndihem shumë mirë më pas dhe më duhet të përqendrohem vërtet që të mos fiksohem me të për një javë apo më shumë. A është mirë të vazhdoj kështu vetëm sepse dëshiroj emocionin fizik dhe rehatinë? E di që seksi me dikë tjetër nuk do të jetë aq i mirë.

E dashur Hollow!
Jemi të sigurt që e kuptoni se marrëveshja juaj nuk është e pazakontë. Ndoshta kjo lloj ndarje është më e zakonshme se një ndërprerje e plotë e aktiviteteve. Ndarjet janë përgjithësisht të trishtueshme dhe ne mund të krijojmë rrëmujë për të mbrojtur veten nga vakuumi që ato krijojnë në jetën tonë. Në asnjë moment në letrën tuaj nuk thoni se jeni e dashuruar me të ose, se keni qenë ndonjëherë. Kini kujdes që kjo përpjekje për të liruar kontrollin tuaj ndaj tij të mos fillojë të shndërrohet në ndjenja që ju mendoni se janë dashuri. Ne të gjithë kemi një histori dhe është mirë që mos lëmë që ajo histori të na kontrollojë. Seksi i mirë mund të ketë një cilësi narkotike, por ia vlen t'i kujtojmë vetes se nuk është gjithmonë përmbushës. Dhe nëse kjo marrëdhënie është ajo që e quajmë seks i zjarrtë, me të gjitha uljet dhe ngritjet që e shoqërojnë, ndoshta nuk ka një shije të përjetshme.

Seksi me dikë të tjetër mund të mos jetë aq i mirë. Por edhe mund të jetë. Ka shumë të ngjarë që me praktikën, rritjen e besimit dhe komunikimit, seksi me dikë të tjetër mund të bëhet po aq i mirë dhe përfundimisht të jetë më i miri. Nuk mund ta thuash kurrë derisa ti, ta provosh dhe ta shohësh.
Është e vështirë të kthehesh pas: për ta kthyer familjaritetin e një marrëdhënieje në intensitetin e fryrë të seksit të rastësishëm. Ne njohim disa njerëz që kanë "marrëveshje", por edhe ata kanë kufizimet e tyre. Ju duhet të kujtoni që në një kohë të caktuar, seksi me ish-in tënd do të nënkuptonte angazhim, intimitet dhe ndoshta dashuri. Nuk ka asgjë të keqe me seksin mes dy të dashuruarve të vjetër deri në një moment kur të dy jeni gati për të vazhduar. Ju nuk po lejoni që sistemi juaj të jetë i pastër nga ajo kohë dhe hapësirë. Ju mund të jeni aktive, nuk keni nevojë të jeni thjesht reaguese dhe të prisni që situata të bëhet bajate dhe e keqe. Përpiquni mos flini më me të. Ju mund të rrëshqisni pak, por kjo marrëdhënie do të bëhet më pak e rregullt, me më pak pritshmëri, më pak e njohur dhe sa më të gjata të jenë intervalet ndërmjet takimeve, aq më pak do t'i dëshironi ato. Sa më gjatë të qëndroni pa të, aq më pak do të mendoni për të.

Nuk ka asnjë "duhet" për këtë. Po kjo situatë po ju bën të ndiheni keq dhe kjo gjë nuk është mirë. Ai nuk ju flet apo shkruan pas seksit dhe mund të supozojmë se kjo është e qëllimshme dhe jo se ai është dembel, sepse ai nuk është një idiot. Mbase jeni ju ajo që po e mbani ende këtë marrëdhënie, ndërsa ai e sheh ende si diçka kalimtare. Nëse ai takon dikë tjetër, a do të ndieni më pak ? A do të ndiheni sikur u ndatë përsëri? Pas seksit me të, ju ndiheni e lehtësuar në një moment, por pastaj ndiheni keq. Mos lejoni t’ju ndodhë sërish kjo gjë. Mos lejoni të ndiheni e përdorur. Ju duhet të merrni sërish në dorë timonin e jetës suaj. Ju e keni një zgjedhje. Ju keni vlera. Nuk duhet të ndihesh e zbrazët. Ti je e re dhe tërheqëse. Është koha ta besosh edhe vetë këtë!/K.C/dritare.net